Ish-ministri i brendshëm Luan Rama i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka analizuar se pse Shqipëria pas diktaturës në 30 vite ka pasur plot 25 ministra të brendshëm.
Luan Rama i cili vetë e ka mbajtur këtë post në qeverinë e Fatos Nanos thekson se kjo ministri është me një karakter të veccantë dhe me impakt të madh për qytetarët.
Sipas tij problemi qëndron tek kryeministrat që duan ta kenë nën protektorat. Në ccfarë ai ka vënë re në 30 vite, sipas Ramës kryesorja është prirja e dominancës së pasionit posesiv të etjes për pushtet. Për të edhe rasti i Sandër Lleshajt ishte për të njëjtën simptomë të kryeministrave.
”Në vlerësimin tim ka një problem shumë të madh që është qasja përgjithësisht e politikës, për fat të keq, më shumë ndaj pushtetit sesa shtetit. Ajo është e rëndësishme si ministri, ka vend të venccant, prej shërbimit që ofron, dhe pikërisht për këtë arsye ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat e opinioni publik, por edhe kryeministrave për ta patur këtë ministri si domain, për ta patur nën protektorat. O t’i hedhim një sy atyre që kanë ngjarë këto 30 vite, veçoj dominancën e pasionit posesiv të etjes për pushtet mbi bindjen dhe edukatën për t’ë shërbyer. Lëvizja e ministrit edhe kur nuk është përgjegjës, ccliron institucionin nga akuza, nga të qenit target edhe nga mediat eopinioni. Ashtu sikundër janë ndryshuar qeveritë, dhe kryeministri ka dashur një ministër tjetër, ose edhe janë ndryshuar prej paaftësive.
Edhe kjo që po ndodh praktikisht është e njëjta simptomë, me këndvështrim pak më ndryshe, por është kapja pas pushtetit.”- tha Luan Rama.