Mes personave të parë që kanë bërë vaksinën anti Covid në Amerikë është edhe një shqiptar. Arjet Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it.
Ai tregon në një intervistë për Tch se u vaksinua si pjesë e planit të Qeverisë Federale për punonjësit e shëndetit që janë në kontakt me pacientët me Covid-19.
Doktor Gega thotë se nuk kishte asnjë pikëpyetje për të bërë vaksinën dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë kundër vaksinës, që të mos kenë asnjë mëdyshje.