Janë zbuluar detaje të reja mbi armën e paidentifikuar që u gjet pranë vendit të ngjarjes natën që Klodian Rasha u vra nga polici Nevaldo Hajdaraj.
Ajo që mësohet tashmë është se arma e zjarrit është një pistoletë sportive që në treg mund të gjendet për një shumë prej 120 mijë lekë të vjetra.
Arma është e llojit ‘Zoraki’ dhe përfshihet në armët sportive. Por identifikimi të llojit të armës e ka bërë bërë edhe më misterioze ngjarjen, kjo pasi në fillim u tha se arma e gjetur është një ‘Mini Glow’.
Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator.
Bëhet e ditur se grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.
Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar.