Akuzat e Veliajt për opozitën/ Spahiu: 25 prilli po afron jo vetëm për rotacionin, por për drejtësinë…

0
123

Kryetari i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu ka reaguar për akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kundër opozitës.

Spahiu shprehet se  zgjedhjet e 25 prillit dhe rotacioni politik po afron dhe drejtësia nuk do harrojë asnjë nga Rilindja.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut në Facebook:

“Kryemanipulatori i Tiranës, karikatura e Rilindjes, gjeti rastin sot nga Farka të lëshojë batarenë e sulmeve të radhës ndaj opozitës.

Njeriu që shpenzoi 8 milionë dollarë për 600 metra bulevard, që tenderoi 500 mijë dollarë në 30 ditë për kamerat e tij të propagandës, guxoi dhe kërcënoi duke harruar zullumet e tij, të vjetra e të reja.

25 prilli po afron jo vetëm për rotacionin, por për drejtësinë e vërtetë mbi simbolin e korrupsionit dhe abuzimit në bashki, Erion Veliajn.

Pasi dështoi të bëjë ministër të Brendshëm pastor Gentin, alias Toni Gogun, njeriun që e martoi, pinoku i bashkisë  po përpëlitet në servilizëm për të garantuar të ardhmen e vet pas rotacionit.

Kam shumë për të thënë, por sot po i përgjigjem vetëm me batutën e njeriut të lirë, Genc Sejko.

Veliaj premtoi se do t’i vendosë emrin e Klodian Rashës, rrugicës ku u vra 25-vjeçari viktimë e policisë.

“Presim që inceneratori i Tiranës të marrë emrin e Ardit Gjoklajt”, tha Sejko.

Nuk e ka keq dhe nuk është faji i tij që mëkatet e vjetra e përndjekin adjutantin e kokës së Rilindjes.

Jo për shumë gjatë, 25 prilli po troket! ✌️

Për të vërtetën dhe drejtësinë!

#ShqiperiaShtepiaJuaj ??”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here