Artan Hoxha: Bledi Çuçi më ka marrë në hetuesi për shkrimet e mia

0
141

Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka komentuar nga studio e ABC News emërimet e reja ministrore të Ramës, ka zbuluar se ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka marrë në pyetje për shkrimet e tij në kohën kur ishte oficer i policisë gjyqësore.

Gazetari rrëfeu se kjo ka ndodhur kur Bledi Çuçi ishte oficer i policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Tiranës ku e ka marrë në pyetje për 2 nga 3 paditë që ishin ngritur kundër tij nga qeveria e kohës, për një artikull me titullin “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”.

“Mendova se ministri i Brendshëm do të ishte ndonjë emër i panjohur që vjen nga institucione apo ambiente që nuk i njohim, por kryeministri bëri një zgjidhje tjetër. Besoj se këtë e bëri për të shmangur një mos dekretim nga Presidenti.

 

 

Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-në e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore, pranë prokurorisë së Tiranës.

Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi. Jam marrë në pyetje nga Bledi Çuçi, kanë qenë të treja procese, nga të cilat 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur.

Çuçi në të gjithë atë çështje ka ndjekur detyrën që i ka lënë prokurori rreptësisht, nuk ka mbajtur anë. Artikulli ka qenë “trafiku me kontrabandën e hidrokarbureve”. Pjesa kryesore e hetimit drejtuar nga Çuçi lidhej me faktin se nga e kisha marrë unë informacionin. Në proces u thirrën zyrtarë të lartë të ministrisë së Brendshme. Nga ajo kohë kam mbajtur kontakte me Çuçin, më pas ai shkoi kancelar. Çuçi ka edhe një avantazh, duke ardhur nga policia gjyqësore, ai njeh, ka qenë në koherencë me metodat e hetimit, ngjarjet”, tha Artan Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here