Basha dhe Osmani kërkojnë që Kuvendi të votojë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë…

0
127

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë të premte me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Basha është shprehur se do të qëndrojë në krahë të Kosovës në sfidat e saj drejt së ardhmes.

Kryedemokrati është shprehur se detyra e parë e tij si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit.

Basha është shprehur po ashtu në favor të rezolutës kundër gjenocidit. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Vjosa Osmani.

“Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët nuk mund të lejojmë që bijat e Kosovës të nëpërkëmben nga ata që vijojnë të përkrahin agresorin që shkaktoi kaq shumë gjak dhe humbje jetësh në luftën me Jugosllavinë dhe sidomos në gjenocidin 97 dhe 98. Padyshim ne do të jemi përkrahës të dialogut Kosovë Serbi për të hapur aspiratat për integrimin në BE”, tha kreu i PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here