Basha me Vjosa Osmanin: Vendimi im i parë si Kryeministër, heqja e traut, shumë shpejt do të keni në krahun tuaj fuqinë tonë të plotë…

0
103

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar sot në krah të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, se dy vendimet e tij të para si Kryeministër i ardhshëm do të jenë heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe negocimi me qeverinë kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën “Ibrahim Rugova”!

Basha doli përpara medieve me zonjën Osmani pas takimit që ata zhvilluan në PD, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare të Osmanit si ushtrues e detyrës së Presidentes së Kosovës, në vendin tonë.

Kryetari i opozitës shqiptare deklaroi shprehimisht se  “ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun Serbi-Kosovë ku pa dyshim qëllimi është njohja e ndërsjelltë e shteteve dhe hapja e rrugës së integrimit evropian.

Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam, tek nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare që vazhdojnë të pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona. Pa diskutim përsëris sot atë që përsërita edhe në Prishtinë, zotimin tim se një nga vendimet e mia të para si Kryeministër do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit si dhe negocimi me qeverinë kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ky është minimumi natyrisht duke pasur parasysh gjendjen e dy vendeve tona dhe obligimin ndaj të rinjve dhe e dimë se  ardhmja ka fytyrën e rinisë së Shqipërisë dhe të Kosovë. Ndaj do të bëjmë gjithçka për të forcuar ekonomitë tona dhe rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve për të rindërtuar jetën.

Dhe çështja e tretë që diskutuam është se Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha potencialet e lidershipit politik për të luftuar kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit.”

Në vazhdim, Basha theksoi: “Dua të shpreh mirënjohje e thellë për mesazhet e qarta dhe pa ekuivoke të znj. Osmani shprehur edhe gjatë ditës së djeshme dhe të siguroj popullin e Kosovës e si kryetar i opozitës dhe nesër si drejtues i qeverisë po dhe nip i Kosovës se duhet ta dini se shumë shpejt do të keni fuqinë e plotë të mendjes së Shqipërisë në krahun e Kosovës. “

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here