Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë një vagabond.
Ai u shpreh në emisionin “Real Story” se Nano e shkatërroi Shqipërinë dhe se e keqja më e madhe nis në kohën e tij, pasi sipas tij, futi drejtorët dhe i ktheu ministrat në një hiç.
“Qeveria më e mirë e këtyre 30 viteve ka qenë kur u përzien të majtë e të djathtë, kur ishte Ceka ministër i Brendshëm, Milo, Lakrori, etj. Nano bëri diçka shumë të keqe, që ka pllakosur dhe sot shoqërinë shqiptare, modeli që krijoi me drejtorët. Atë ditë që janë shkarkuar 4 ose 5 ministra, kur iku dhe Ceka, filloi e keqja e madhe e Shqipërisë që vijon edhe sot, me ato drejtorët dhe ministri ishte një hiç. E keqja më e madhe është se te të gjithë është perceptuar fryma liberale e Nanos. Për mua është një vagabond politik, që ka shkatërruar Shqipërinë më shumë nga çfarë e mendojmë ne, se ka sjellë këtë frymë që kemi edhe sot”, tha Nazarko.