Sondazhi i NDI: Rritet besimi i shqiptarëve për Ilir Metën

0
159

Një sondazh kombëtar i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren se shumica dërrmuese e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën e institucioneve politike të vendit ndërsa vetëm një në tre shqiptarë është i bindur se do të votojë nëse zgjedhjet do të bëheshin tani.

Angazhimi i qytetarëve në skenën politike të vendit dhe besimi te institucionet politike dhe qeveria duket se ka shënuar një rënie dramatike gjatë katër viteve të fundit.

I vetmi institucion që shqiptarët i kanë dhënë besimin e tyre është Presidenti i Republikës Ilir Meta. Po të kemi parasysh edhe faktin që pas protestave të 2 Marsit ku thirrjes së Presidentit Meta ju përgjigjën mbi 200 mijë shqiptar në mbrojtje të Kushtetutës si dhe qëndrimit konstant për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të qytetarve si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale, mbështetja konstante për banorët e prekur nga shëmbjet e termetit, Covid-19 dhe probleme të tjera si varfëria, pensionet, çështja kombëtare, vlersimi i figurave historike dhe ato të sotme kanë bërë që besueshmëri ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta të ketë një rritje mbi 30%.

Sondazhi u krye nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me financimin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) dhe të dhënat e këtij viti mund të krahason me të dhënat e një sondazhi shumë të ngjashëm të kryer katër vjet më parë. Shqiptarët ndihen të shkëputur nga Qeveria dhe gati 2/3 e tyre shprehin pakënaqësi dhe rënie të ndjeshme interesi edhe për politikën në tërësi. E vetmja rritje e konsiderueshme e vlerësimit, besimit dhe interesit të tyre konstatohet për Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Këto janë konkluzionet e bëra publike së fundmi nga një sondazh i realizuar nga Instituti Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) për të kryer mbi Angazhimin Politik në Shqipëri.

Sipas rezultateve të bëra publike, interesi i shqiptarëve për rolin e Presidentit Meta është rritur me 6%, krahasuar me vitin 2016. Trendi për njohjen e rolit të Presidentit konstatohet kryesisht tek moshat nga 18-30 vjeç, ku vërehet kryesisht interesimi në rritje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here