Aksioni opozitar në 2020, ishte tema e emisionit 60 Minuta në RTV SCAN, nga gazetari Arbër Hitaj, të ftuar ishin ish-deputeti I PD Klevis Balliu dhe Kryeredaktori i gazetës Koha Jonë, Mili Xhani. Sjelljen e Ramës ndaj Kosovës, Balliu e konsideron një shërbim ndaj Serbisë dhe antishqiptarizëm.
Ndërkohë shton se Ramën nuk e la padroni i tij Vuçiç që të takojë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Pjesë nga intervista
Klevis Balliu: Emërimi I Bledi Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm erdhi për arsye se Ramës I duhej një Ministër I besuar që të kontrolloj policinë e shtetit për zgjedhjet. Sepse po ndërton prej vitesh një polici të pushtetit jo të shtetit, kjo është një polici që ka arrestuar qytetarë, gazetarë, por asnjë zyrtar të PS të nivelit të lartë. Ne jemi një shtet që nuk kemi një gjykatë të Lartë, apo Gjykatë Kushtetuese. Kjo I ka dhënë Edi Ramës pushtetin për të ndërhyrë në Drejtësi. Kjo është një polici e shtetit që shpif. Mua më akuzuan dhe mbajtën në paraburgim, por kam kohë kërkoj emrin e policit që I kam thyer dorën për ta takuar dhe nuk është. Por kjo ishte një shpifje, dhe këtë policia se ka bërë vetëm me mua por edhe qytetarët.
Ndërsa për vizitën e Vjosa Osmanit në Shqipëri, Balliu u shpreh se “Rama ofendoi rëndë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke treguar se është peng I presidentit serb Vuçiç. Rama është një antikombëtar dhe po punon për interesin e Serbisë, dhe kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Përgjegjësia e vetme e krisjes së raporteve mes politikës së Shqipërisë dhe Kosovës është e Edi Ramës. Fajin e ka Edi Rama, urrente rrugën e kombit dhe vendosi traun. Rama takoj rrugën e Kombit se do të taksojë kombin. Kjo do të bëjë që në zgjedhjet e 25 Prillit, PS do të dalë forcë e 3 politike“.