Ish-prokurori, i cili kishte në dorë në një pjesë të hetimeve dosjen 184, dhe më pas u shkarkua nga Vetingu, thotë ne disa replika me gazetarin ne rrjetet sociale se për hetimin e kësaj çështje ka pasur pengesa qoftë nga faktori vendas, qoftë dhe nga ai i huaj që punon në Shqipëri.
Vezaj: Po pse nuk bëre veprime kur konstatove vjedhjet o Gentian Trenoba, thuaj tani se nuk je pjesë e sistemit! Nuk doje përplasje me pushtetin? Nuk të lanë? Nuk doje rrëmujë?
Trenova: S’më lanë
Vezaj: Besimi me Ballën apo Prela me Markun?
Trenova: As drejtësia e vjetër e as e re, as të huajt në Shqipëri nuk donin hetimin e kësaj.
Vezaj: Ty kush nuk të la, të huajt apo cili çift nga shefat?
Dosja 184 (e Dibrës) së bashku me atë 339 (e Durrësit) janë dy dosjet që kanë bërë shumë bujë në vendin tonë, pasi bëhet fjalë për përfshirje të zyrtarëve dhe politikanëve në manipulime dhe blerje votash.
Ditën e sotme Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjen 184 dhe ka marrë të pandehur 4 persona me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje të zgjedhësve”. Çështja është pushuar për të hetuarit e tjerë për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.