Indeksi i Zhvillimit Njerëzor/ Basha publikon raportin: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën…

0
140

Kreu i PD, Lulzim ABsah ka publikuar raportin e përvitshem të nxjerrë nga UNDP për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë.

Për Bashën, ky raport referuar Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.

Sipas liderit opozitar Shqipëria është në amulli apo vend-numëro për shkak të qeverisjes së Ramës duke bërë hapa mbrapa.

 

 

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here