Protesta e qytetarëve të Shkodrës ishte mjaft paqësore, nuk u shënua asnjë incident.
Por sërish Policia e Shkodrës ka shoqëruar dy të mitur në Komisariat, pasi sipas policisë janë shfaqur me shishe benzine me vete. Sapo janë pikasur nga policia ata janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar, thotë policia.