Rita Ora ka ndarë me ndjekësit se ka humbur një mikeshë dhe një prej fanseve të saj më të mëdha. Në një reagim në rrjete sociale, artistja shqiptare shkruan se është shkatërruar nga ky lajm i hidhur, ndërsa iu ka bërë thirrje ndjekësve të mbrojnë shëndetin mendor.
“U shkatërrova kur mësova se Suzana e bukur u nda nga kjo botë. Suzana ishte një mikeshë të cilën e njoha nga fanpage-et. Ajo ishte një mbështetëse e shkëlqyer dhe një prezencë e madhe në komunitetin e fansave të mi. Do të na mungojë fytyra e saj e bukur dhe zemra e madhe.
Ngushëllimet e mia të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzanës. Nëse ndihesh vetëm, dije që nuk je! Mund ta mbrosh shëndetin tënd mendor. Mos vuaj në heshtje, kërko ndihmë.”, ka shkruar Rita.