FaxNews ka arritur të sigurojë videon e plotë të dhunës të ushtruar ndaj dy të rinjve në Komisariatin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku të rinjtë janë shoqëruar pa shkak në ambientet e rajonit të policisë dhe aty është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
“Më vrau, më vrau policia, policia e Bulqizës. Pse e vratë çunin, ishim në punën tonë në hallin tonë shife çfarë na keni bërë. Nuk kemi prek njeri me dorë ne. Këta janë kriminela, këta janë dhunusa. Urdhëro policia që duam, urdhëro policia e Bulqizës”, dëgjohet të thonë të rinjtë në videon e siguruar nga FaxNews.
Fillimisht policia e mohoi ngjarjen duke thënë se të rinjtë kishin kundërshtuar efektivët policor ndaj dhe ishte bërë shoqërimi i tyre nga policia.
Pas bërjes publike të pamjeve të plota në FaxNews pasditen e sotme, ka reaguar me urgjencë SHÇBA e cila njofton se do të kryhet një hetim për këtë ngjarje të rëndë.