Nga Gëzim Saliu
Lista e kandidatëve për deputetë të PS e përpiluar nga kryeministri Rama për zgjedhjet e 25 prillit rezulton një gijotinë për figurat kryesore të socialistëve, të cilët kanë peshë me rëndësi në elektorat. Madje përmes këtyre listave, Rama goditi drejtpërdrejtë ato që i sheh si njerëz me potencialin më të madh për ti rrezikuar karrigen e kryetarit të partisë pas humbjes së 25 prillit.
Rama është i vetëdijshëm se në 25 prill nuk fiton, këtë ja thonë përditë sondazhet e brendshme. Makijazhet që po përdor duke futur në lista emra si Najada Çomo apo Luljeta Bozo bëhen thjesht për të minimizuar shifrat e humbjes dhe për të justifikuar mbajtjen e karriges së kryetarit të PS-së pas 25 prillit.
Lista Rama 2021 është shumë herë më e keqe se ajo e Bashë snë vitin 2017, që i solli një humbje katastrofike PD-së në zgjedhje. Ndërsa për 25 prill, lista e PD-së ka ndryshime thelbësore dhe emra që japin idenë e njnë ndryshimi real për vendin, në krahun tjtër është menduar vetëm për të shmangur largimin e Ramës nga PS.
Lënia në listën e Tiranës së ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj në vendin e 23-të është padyshim një ndër lëvizjet të errëta të Ramës me këto lista, që tregon se i friket një grupimi të njejtë si LMN në vitin 2009 pas humbjes në zgjedhje. Kush e ka harruar apo ka qenë i vogël në atë moshë, Lëvizj për Mendim Ndryshe ishte një grupim që u krijua nga PS nga disa prej emrave tradicionalë socialistë të kohës si Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami e Marko Bello. Këta të fundit kërkuan dorëheqjen e Ramës nga detyra e kryetarit të PS-së pas humbjes së zgjedhjeve në 2009-ën . Aq të rrezikuara i pati pozitatat Rama në atë kohë, sa kjo rrymë e krijuar brenda strukturave për pak sa nuk i rrezikoi postin.
Ndaj dhe tani që në 25 prill e ka të sigurtë humbjen, Rama përmes këtyre listave po përpiqet të shmang me çdo kusht LMN-në e re pas 25 prillit, dhe që këtë herë mund ti hajë edhe kokën. E për ta parandalur këtë ka marrë masa që më parë.
Rama ka goditur ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili përbën një ndër emrat minimilaistë brenda rilindasve që ka guxuar të shprehë disa mendime të ndryshme nga kryeministri. Por përmes goditjes së Bushatit e Xhafës, Rama kërkon të godasë grupin që fshihet prapa tyre. Niko Peleshi njihet në PS për miqësinë e tij me Bushatin dhe Damian Gjiknurin po ashtu edhe me Blendi Klosin. Ky i fundit është djegur në Berat me listat e 25 prillit pas dihet miqësia e tij me Sajmir Tahirin, i cili underground në këto zgjedhje është angazhuar për rrëzimin e Ramës dhe Veliajt në Tiranë. Ish-ministri Brendshëm ka miqësi të hershme me Gjiknurin, Peleshin e Bushatin dhe pikërisht ky grupim e trembt Ramën.
Ndonëse Peleshi e Klosi duken si njerëz të besuar të Ramës, në rastin e parë të humbjes së tij, ata nuk do e kenë të vështirë të kalojnë në krahun e grupimit që do kërkojë rrëzimin e Ramës pas humbjes në PS.
Prandaj edhe organizimi i listave ka qenë në këtë formë për të pamundësuar një grupim që pas humbjes së PS-së do të krijonte kushtet e shkarkimit të Ramës si kryetar.
Mos flasim më pas për Fatmir Xhafën, të cilin Rama në listën e Tiranës e ka vendosur aq poshtë, sa para tij ndodhen emrat e Elisa Spiropali apo Ervin Bushatit, emra të cilët nuk kanë asnjë kontribut për PS-në.
Çdo ditë e më shumë që afrohet drejt 25 prillit , aq më tepër Rilindja shkon drejt shkërmoqjes. Me këtë listë që Rama ka përpiluar për këto zgjedhje, probabiliteti më i madh është që të kapë deri në 50 mandate, asnjë me tepër.