Postimi i plotë i Flamur Nokës:
Skandal/ Rilindja ka lënë fëmijët e Vorës pa shkollë!
Banorët e Vorës kanë shprehur shqetësimin e tyre, në lidhje me shembjen e shkollës 9 vjeçare.
Pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, ekspertët vendosën që ndërtesa e shkollës nuk kishte pësuar dëme të mëdha dhe nuk duhej shembur. Vetëm pak muaj më vonë, për qëllime korruptive, shkolla u shemb dhe prej një viti nxënësit e saj zhvillojnë mësim nëpër qendra sociale.
Sot, në qendër të Vorës, shohim një shesh të shkretuar, ndërkohë që në atë shesh duhet të ishte ndërtuar një shkollë e re!
Rilindja nuk kursen asgjë, as institucionet ku fëmijët tanë marrin dije!
Më 25 prill, kjo lloj qeverisjeje duhet larguar me votë!
Me 25 prill, Shqipëria fiton!
https://www.facebook.com/flamur.noka.3/posts/10159148045831667