Kandidati i Ramës: Le të jetë kriminel, po më bëri vota i them 100 herë faleminderit

0
216

I ftuar në emisionin “Politik On”, në RTV Ora, ku po diskutohet mbi listat e kandidatëve për deputetë të partive politike dhe futjen në to të individëve që kanë probleme me ligjin, deputeti i “Opozitës së Re” por që në 25 Prill garon si i fundit i listës së PS në Tiranë, Halit Valteri, ka bërë një deklaratë që do të komentohet gjatë.

Sipas tij, nëse edhe një kriminel i garanton vota, ai i është falënderues.

Halit ValteriPara se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…

Alfred LelaDo të të jap ca vota…

Halit ValteriPo mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here