Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua sërish sot historia e Dianës dhe thirrja e saj për ndihmë për të marrë dy fëmijët, të cilët sipas saj mbahen me forcë nga familja e ish-bashkëshortit.
Ajo apeloi për ndihmë për t’ju rikthyer nga ish-vjehrri dy fëmijët e saj. Diana tha se është dhunuar psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, ndërsa fëmijët sipas saj janë dhunuar fizikisht dhe për këtë ka edhe prova.
“Ish-bashkëshorti gjithmonë ka qenë i dhunshëm psikologjikisht, ai tek mua ushtronte dhunë psikologjike ndërsa tek fëmijët ushtronte dhunë fizike, i keni videot që ju kam treguar edhe juve. Ai gjithmonë është sjellë shumë keq me mua dhe fëmijët. Por ai gjithë kohën ka qenë dhe është manipulator që në momentet që kemi bashkëjetuar në fillimet tona. Ish-bashkëshorti edhe kur unë i pohoja që pse çon shqetësime te fëmijët e tu, ai fillonte duke më kërcënuar se nëse vërtetohet kjo se nuk është e vërtetë do të vras. Fëmijët shkuan për të qëndruar me dëshirë dhe konsensus midis meje dhe ish-bashkëshortit, por që ata vazhdojnë t’i mbajnë me forcë dhe fëmijët janë manipuluar. Unë kam vite që nuk takoj dot fëmijët, jam nëna dua të di çfarë po ndodhë me jetën dhe shëndetin e tyre.
Ish-bashkëshorti më ka manipuluar gjithçka, më akuzon për veprime të cilat nuk kanë lidhje me mua. Unë edhe e kam kujdestarinë e fëmijëve, por përsëri nuk lejohem nga ish-vjehrri dhe ish-vjehrra”, tha Diana.
Në emision ishte dhe Marsidi, bashkëjetuesi Dianës, i cili u shpreh se kishte një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët dhe se akuzat e ish-burrit të saj nuk janë të vërteta.
“Fëmijët janë sjell shumë mirë me mua dhe unë me ta. Madje fëmijët më pohonin që lirinë që kishin me mua se kishin as me babain. Absolutisht nuk është asgjë e vërtetë nga akuzat e ish burrit të Dianës”, tha ai