Enkel Demi zbulon ”traumat” e Ramës në fëmijëri: Flet me gjuhën e banditëve, i gjatë ishte por e rrihnin çunat e lagjes…

0
155

Gazetari Enkel Demi ka zbuluar mbrëmjen e djeshme, se në fëmijërinë e tij Edi Ramën e rrihnin çunar e lagjes. Demi tha se Rama erdhi në pushtet përmes batutave, por tashmë ato e kanë humbur vlerën dhe seriozitetin e tyre.

“Rama mundohet të na imponohet. Mundohet që të gjitha t’i bëjë nëpërmjet imponimit. Përdor imazhin e të fortit. Secili ka pasur në lagje çuna që bënin si të fortë. Basha është i vetmi politikan që nuk është formuar para viteve 1990. 

Ne kemi probleme me mentalitetin se jemi formuar para viteve ’90. Ai ka një formim të një natyre tjetër. Po erdhi në pushtet do të jetë më e lehtë për ta rrëzuar. I vetmi njeri që nuk ka emocion më se kemi 20 vjet që e shohim është Edi Rama. Fuqinë e tij e ka pasur te batuta.

Tani flet me gjuhën e banditëve që rri gjithë ditën. Ngaqë kur ka qenë i vogël e rrihnim në lagje ne. Tani mundohet të na marrë hakun. I gjatë ishte por bëheshin nja 5-6 veta. Ai bën një gabim të rëndë se nuk ka konceptin e shtetit. Këta nuk kanë konceptin e një shteti që ka një protokoll.

E koncepton shtetin me shkopin e gomës, me gazin e Sandër Lleshajt dhe Ard Veliun që i bënte biografinë gocës së tezes që dilte me një film. Ky është thjesht një rrugaç që me metoda rrugaçërie do me ble qeverinë”, tha Enkel Demi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here