Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi: Kushtetuta ndalon bastisjen e zyrave në fushatë

0
151

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, kandidat i LSI-së për Durrësin, e ka quajtur të paligjshme ndërhyrjen e policisë në zyrat e FRD-së ditën e sotme, duke theksuar se Kushtetuta dhe ligji i Policisë së Shtetit ndalon bastisjen e zyrave të partive politike në kohë fushate .

Sipas Prençit, ndërhyrja e sotme e policisë nuk i shërben Ramës, por kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili synon të marrë drejtimin ePS-së, sipas Prençit.

“Kjo ngjarja e sotme është turp. Starton një verpim që përbën grusht shteti. Kjo tregon që kryetarët e bashkisë janë kundër Ramës. Përveç Dritan Lelit ka dhe të tjerë kundër. Zoti Veliaj ka kërcënuar kryeministrin Rama. Nuk ka pasur asgjë me FRD-në. Veprimet e Erion Velisë zhysin në humbje të thellë Edi Ramën. Populli shqiptar nuk duhet të rrijë më në shtëpi por të bashkohet me FRD. Dhunimi i shtëpisë edhe me kanun është shumë e rëndë. Dhunimi i shtëpisë së një parite kur ka filluar fushatën është shkelje e të drejtave. Veprimet e Erion Velisë janë kundër Edi Rama. Veliaj po shpalos çarjen e madhe që ka me Ramën. Gjithmonë jemi mësuar të shohim zbukurim të marrëdhënieve mes tyre. Kjo bëhet që të humbë pikë Edi Rama dhe nesër të marrë drejtimin e PS-së. Bashkisë nuk i duhet zyrat e FRD-së, por i duhet për të marrë PS-në. Në pikëpamjen policore, unë jam person që ka, të drejtën morale, qytetare dhe juridike, për të ftuar Veliajn, policinë që të mos bëhen vegla të politikës qorre. Denoncimet e fundit të incineratorëve dhe tenderave të rrugës kanë karikuar keqas njerëzit në pushtet për të vazhduar të mbajnë pushtetit,” u shpreh Veliaj.

Prençi ka treguar dhe një rast në vitin 2011, kur ai ishte drejtor policie dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe i kishte kërkuar që të dhunohej opozita por Prençi e kishte kundërshtuar.

“Zgjedhjet e 2011 unë kam qenë drejtor dhe kam kundërshtuar në mënyrë flagrante urdhrin e Ministrit e Brendshëm për të dhunuar protestuesit. Bazuar në kushtetutë dhe policinë e shtetit, nuk mund të futen në veprim policia për të dhunuar një parti politike. Edhe kryeministri, edhe krerët e partive politike kanë filluar fushatën dhe në këtë mënyrë ndërpritet çdo lloj gjëje që ka lidhje me bastisjen. Partitë nuk duhen penguar për të zhvilluar fushatën. Kryeminsitri ka hapësirë në të gjitha mediat, ndërsa partitë e vogëla nuk kanë mundësii. Prandaj rrezikohet demokracia. Prandaj them që i gjithë populli duhet të bashkohet per te mbrojtur demokracinë. Unë kam kundërshtuar ministrin e Brëndshëm në vitin 2011, kur në pushtet ishte PD-ja, sepse cënoheshin të drejtat. Drejtori i Policsë duhet t’i thonte jemi në fushatë nuk mund të futemi Sot ka ndodhur incidenti sepse ka shkuar policia për të bastisur zyrat. Nuk mund të shkosh pa i dhënë kohë. Pse nuk i bastisën para 10 ditësh kur drejtonte Bamir Topi. Është bërë veprim sinkron për të dhunaur partinë që iu bashkua opozitës. Sado që mundohet të fshehin të vërtetën, është e qartë. Koha do ta provojë që kjo është s’tërkëmbësh që Erion Veliaj do t’i bëjë Ramës. Jam i lumtur sepse kryeministri duhet ta pësonte një ditë nga tallja që i bënte kundershtarët. Ndaj dhe sot nbazuar në kushtetutë, në ligjin e policisë së shtetit, iu bëj thirrje të gjithë drejtuesve të mos zbatojnë urdhërat arbitrare. Me çfarë letre shkuat,”deklaroi Prenci.

Përplasjen e policisë me Presidentin Meta, Prençi e ka quajtur një skandal, duke shtuar se Presidenti i shoqeruar nga Garda ka të drejtë të hyjë kudo, me ose pa ftesë.

“Ai ndaj Metës është skandal. Presidenti ka thënë që unë do të jem ushtari i parë. Presidenti shoqerohet me gardën e republikës dhe asnjë polici nuk mund t’i dalë përballë. Ata nuk janë punonjës policie, ata janë rrugac, vijnë nga FREESH. Presidenti i Republikës i shoqeruar nga garda mund të futet kudo, i ftuar dhe i paftuar. Ai është treguar shumë i matur, sepse mund të ftohen qytetarët dhe të nxjerrin nga zyrat Erion Veliajn. Pastaj jemi në përplasje civile apo jo? Duhet të mos zbatojnë urdhëra politike. Presidenti i Republikës duhet t’i afrojë partive politike një pakt sjelljeje, në mënyrë që të mos kemi më kështu sjelljesh. Faktet tregojnë që pushtetarët dhe ministrat korrupsionin që kanë bërë nuk i kanë ndarë me bandat por i kanë marrë vetë. Të fitojë ai që ofron program, ai që fiton vizion,” tha Prenci.

Ndërsa për sa i përket rezultatit në 25 prill, Prençi shprehet se ngjarja e sotme dhe incidenti me Dritan Lelin do t’i kushtojë shumë PS-së.

“Mbajeni mend, vetëm për këto që ndodhi sot PS-ja do të zbresë shumë poshtë, sepse ka provokuar përplasje në prag të zgjedhjeve. Një formë instalimi të diktaturës për mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Ngjarja me Dritan Lelin dhe kjo e fundit do të bëjë që të humbë pikë PS. Paritë politike në Shqipëri, për të pasur një proces zgjedhor të qetë, pa ndërhyrjen e bandave. Nuk ka në historinë e Shqipërisë, që mos të ketë në 4 vitet e fundit një ministër nga Tirana e sipër. I ka përjashtuar nga qeverisja veriorët. Ai ka përjashtuar socialistë të ndershëm nga qeverisja. Ka përjashtuar Kukësin, Tropojën, Tiranën. I ka të gjithë nga jugu. Po qeveris me një grup halabakësh. Ndaj jam i bibndur që në 25 prill grushtin do t’ia japin socialistët e ndershëm, siç ka filluar kryetari i bashkisë Vlorë dhe ai i Tiranës. Kam qenë mbështetës i Edi Ramës në vitin 2013 me Shkëlqim Canin, i cili nuk është me Ramën sot sepse është kundër korrupsionit. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbrojmë elementin më të rëndësishëm të demokracisë që është rotacioni. Të mbrojmë demokracinë , kushtetutën, Shqipërinë dhe të shkojmë drejt Europës. Ne dhe populli shqiptar do t’i tregojmë sesi shkohet ne Europë. Është njeriu që ka pasur më shumë pushtet se Enver Hoxha,” perfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here