Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar sërish ndaj Ramës, duke sqaruar pozicionin e tij karshi votuesve, në një dialog të skenuar në Facebook.
Duka i ka shtruar një sërë pyetjesh Ramës, duke theksuar se kandidoi në Durrës i detyruar nga krimi dhe oligarkët.
Postimi i plotë i Agron Dukës:
DUKA: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:
– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:
– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.