Meta pret ambasadorin meksikan në Shqipëri: Liberalizoni vizat për shtetasit shqiptarë…

0
110

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Në një mesazh në “facebook”, Meta thekson se i ka kërkuar ambasadorit meksikan që Meksika të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.
I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë. ?????

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here