Sherr mes adoleshentëve, 14 vjeçari plagos me thikë dy moshatarët e tij

0
197
Një sherr i ndodhur ditën e sotme mes adoleshentësh në Krujë, ka përfunduar në plagosje të dy personave.

Sipas njoftimit të policisë, një 14-vjeçar ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij, saktësisht 14 dhe 15 vjeç.

Njoftimi i policisë

Krujë

Plagosi me mjet prerës 2 shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë autori i dyshuar.

Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here