Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen dhe në Korçë

0
177

Një tërmet i magnitudës 5.5 i shkallës rihter është regjistruar në Greqi, ndërsa lekundjet janë ndjerë deri në Korçë.

Raportimet nga shtetit fqinj flasin për një tërmet 5.3 të shkallës Rihter.

Aktiviteti sizmik në zonën e gjerë të Larisës vijon te jetë i lartë, pasi pak para orës 3 të së Premtes, një dridhje me madhësi 5.5 u regjistrua në 17 km Perëndim – Jugperëndim të Elassona.

Thellësia fokale e tërmetit, sipas regjistrimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, ishte 8.5 km.

Gjashtë minuta më vonë ndodhi një dridhje tjetër prej 3.7 Rihter, e ndjekur nga vibrime prej 3.6 dhe 3.9 Rihter, për një periudhë totale prej pesë minutash me një thellësi fokale prej 5 deri në 10 kilometra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here