Meta uron Papa Françeskun: Ju falenderoj për kujdesin e veçantë ndaj Shqipërisë

0
240
Shenjtëria Juaj, Papa Françesku,
Me rastin e 8-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushjen me sukses të misionit Tuaj hyjnor.
Në këto kohë plot sfida që po kalon njerëzimi, mesazhet e dhëna nga Shenjtëria Juaj, janë inkurajuese për mbarë botën dhe njerëzimin, janë mesazhe shprese për të ardhmen e begatë dhe në paqe për të gjithë dhe tepër frymezuese për ta kaluar sa më lehtë edhe pandeminë, këtë të keqe më të cilën po luftojmë të gjithë.
Duke Ju falënderuar me mirënjohje për ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e veçantë që Ju At i Shenjtë dhe Selia e Shenjtë i kushton popullit shqiptar dhe Shqipërisë, në dobi të ringritjes shpirtërore, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe me vullnetin e palëkundur për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here