Moderatorja sportive Lei Kraja do të provojë veten në një tjetër fushë, në atë të aktrimit.
Lei ka bërë një audicion për të qenë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe është pranuar të jetë aktore e kastit të këtij programi.
Burime për bordo.al bëjnë me dije se moderatorja sportive do të ketë rolin e një vajze të ardhur nga jashtë që kërkon të gjejë dashurinë në një prej emisioneve të stisura në Portokalli.
Siç e kemi vënë re, Lei ka një të folur me një theks amerikan dhe mendohet se ajo do të shpalosë të gjitha aftësitë e saj në këtë rol.
Kujtojmë se këtë të diel do të startojë spektakli i humorit, i cili do të vijë për publikun me ndryshime të shumta.