Një ndër problematikat kryesore që ata ngritën, është mungesa e punësimit dhe pasigurinë në të cilën jetojnë për shkak të kriminalitetit në këtë qytet.
‘Arlin Jaupi: Unë jam lindur dhe jam rritur në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet kur dikur mund të them që kam lexuar për Elbasanin trashëgimisë, por sot po jetojmë në Elbasanin e varfërisë! Jam krenar për Elbasanin e dashurisë, por sot jetojmë në Elbasanin e frikës! Dhe diçka duhet bërë! Besoj që kush më tepër sesa të rinjtë, janë ata të cilët siç e thatë dhe ju do ta sjellin ndryshimin dhe të rinjtë duhet të jenë ata të cilët duhet të vendosin dhe duhet ta shohin të ardhmen këtu, të jetojnë këtu, të zhvillojnë jetën e tyre këtu dhe për një të nesërme më të mirë, duke krijuar familjet e tyre këtu dhe duke parë Shqipërinë si shtëpinë e tyre, duke shpresuar që pas 25 prillit gjithçka do të marrë një rrjedhë normale dhe njerëzit do ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu.
Anduela Lufta: Po. Aktualisht jam pa punë por shpresojmë që ky vend të bëhet, sepse po të flasim për arsimin kemi shumë mungesa. Duke qenë që shumë nxënës, shumë studentë kanë hasur vështirësi dhe gjatë këtyre 2 viteve, me mësimin online apo me shumë peripeci të ndryshme, ndiej nevojën të them që kemi nevojë për më shumë mbështetje, kemi nevojë për ndryshim dhe vetëm rinia mund ta bëjë këtë. Në të shkencave ekzakte nuk duam të flasim shumë, por me kaq besoj se i themi të gjitha.’
Studentët shprehën pakënaqësi edhe për cilësinë e arsimit, e cila lë shumë për të dëshiruar. Sipas tyre mësimi online është i dështuar dhe për shkak të mënyrës se si zhvillohet, ka detyruar studentët të lënë studimet përgjysmë.
Megi: Dëshiroja shumë që të vazhdoja masterin por duke qenë se mësimi online, të paktën në këndvështrimin tim, nuk është në ato stad që duhet të jetë, vendosa që të tërhiqem. Për të mos folur pastaj në tërësi për mangësitë që ka arsimi, vendosa që të paktën kjo do të ishte një mënyrë më e mirë për mua. Dhe besoj se të gjithë janë koshiente për situatën në të cilën ndodhemi. Unë jam qytetare e Elbasanit, një prej qyteteve më të vjetra në Shqipëri, baza e arsimit, kulturës dhe të shohim gjendjen në të cilën jemi duke nisur nga arsimi. Nuk dua të flas për çështjen kriminalistike sepse është një temë tjetër më e gjerë, nuk mendoj se më përket mua por ta shoh vendin tim në këtë gjendje për shkak të një keq menaxhimi të theksuar, mua më vjen shumë keq.’
Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se pas 25 prillit është dita e cila do të largojë trishtimin e çdo të riu për vendin e tij. Ai u zotua se qeveria e pas 25 prillit, me programin për arsimin, parashikon të shtojë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre. Për këtë ai u bëri thirrje çdo të riu që t’i bashkohet ndryshimit dhe më 25 prill t’i kthehet shpresa e munguar për 8 vite.
Lulzim Basha: Tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë. Trishtimin dhe dramën dhe rrënimin që ka mbjellë kjo qeveri në 8 vite t’ia kthejmë në një votë jo thjeshtë për ta larguar atë por për t’i kthyer shpresën shqiptarëve. Dhe unë e di që fuqia e shpresës dhe e ndryshimit do të vij nga rinia. Do të vij nga ty dhe shokët e shoqet e tu prandaj jam plot me besim se gjithë këtë rrënim që ka shkaktuar për Elbasanin dhe për Shqipërinë 8 vite të keq qeverisjes do ta kapërcejmë me energjinë, me dashurin tuaj për qytetin tuaj dhe për vendin dhe me profesionalizmin me të cilin do të dini ti përgjigjeni dhe që do zëvendësoj, meritokracia pra do zëvendësoj këtë ngritje në piedestal të analfabetizmit, të klientelizmit dhe të anonimitetit madje të aleancës me krimin siç ka ndodhur dhe po ndodhë edhe këto javë të fundit të qeveris në ikje. Ne do të nderojmë meritokracinë. Kemi planin për stazhe në mënyrë që ata student që mbarojnë universitetin te fillojnë të integrohen në tregun e punës, si kundër kemi dhe planin kryesor që është plani ekonomik që Shqipëria mos të humbas shanset siç kanë humbur shumë shanse në këto 8 vite ndërkohë që vendet e tjera të rajonit i kanë përfituar këto shanse por të kthehet në një qendër të investimeve të huaja dhe investimeve të brendshme që hapin vende pune me paga dinjitoze dhe që sigurojnë mirëqenie për ju dhe kolegët tuaj kudo ku janë. Kështu që mërzia dhe frustrimi ndihet kudo, padurimi për ndryshim ndihet kudo, le të bëhemi të gjithë bashkë që 25 Prilli të jetë dita e ndryshimit dhe më 26 prill ta festojmë edhe njëherë Ditën e Verës të gjithë bashkë.
Ajo që të thashë është pikërisht zgjidhja për këtë problem. Së pari, ne do të shtojmë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik por të ketë edhe orë praktike dhe gjatë kohës që studioni. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre.
Ky do të jetë dhe një nga ndryshimet kryesore që do të vijë përmes planit tonë me 25 prill. Ndaj na duhet ndihma juaj, na duhet të jemi të gjithë bashkë, e keqa do të mundet përmes bashkimit të gjithë shqiptarëve, siç e the vetë pa dallime politike sepse dhe ndryshimi që do të vijë do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë të rinjve pa dallime politike.