Gazetari: Banditët me pistoletë nuk u ndaluan, imagjojeni 26 prillin me këtë bandë!

0
133

Shoqëruesit e kryeministrit Edi Rama dhunuan qytetarët në Elbasan, vetëm pse thërrisnin ‘Rama ik’. Opozita tha se ata ishin të armatosur. Por edhe pse policia ishte e pranishme, ajo nuk i preku ata, por shoqëroi vetëm disa qytetarë protestues.

Gazetari Vehap Kola shkruan se shqiptarët duhet të imagjinojnë bandën që do i qeverisë më 26 prill nëse e lënë Edi Ramën në pushtet.

“Banditët që nxorën pistoletat në sy të nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Niko Palla, dhe i drejtuan ndaj qytetarëve që thërrisnin “Rama ik!” nuk u ndaluan. Qytetarët e paarmatosur u quajtën nga Rama “opozitë demode”. Opozita dhe shqiptarët nuk duhet të kenë prioritet më të madh se largimin e organizatave kriminale nga pushteti. Imagjinoni nëse 26 prilli gdhihet me këto organizata kriminale në fuqi edhe për 4 vite. E keni në dorë vetë!” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here