Kush janë personat civilë që godasin qytetarët në prani të policisë?

0
134

Një konfrontim ka ndodhur midis militantëve të PS dhe PD sot në Elbasan, kur në sheshin e qytetit ka kaluar Kryeministri Edi Rama me ndjekësit e tij.

Në këtë shesh më herët ishte pritur me duartrokitje Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili  hyri më pas në një takim me anëtarët e PD-së, por i papritur ka qenë parakalimi i Ramës disa minuta më pas në një kohë kur në shesh dëgjoheshin ende thirrjet e forta “Rama ik”.

Mbështetës të Edi Ramës kanë sulmuar qytetarët që thërrisnin “Rama ik”.

Ajo që ra në sy gjatë përplasjes ishte se nga radhët e PS nuk ishte policia që ndërhyri, por një grup personash civile. Mes tyre shihet se ka dhe persona që mbajnë armë dhe që godasin qytetarët.

 

       

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here