Dje Festë dhe Grushte nga Rilindja!

0
240

Ngjarjet e dhunshme pardje te FRD si dhe dhuna e ushtruar nga shoqëruesit-militantë të kryeministrit dje në Elbasan tregojnë se pushteti do përdor bandat dhe krejt shtetin për të vjedhur votat, ndaj opozita të përgatitet për të gjitha variantet në datë 25 prill, pra edhe për tu përballur.

-Dje Festa e “Ditës së Verës” u kthye në ditë provokimi nga Edi Rama, pasi shkoi kastile afër vendtakimit të Lulzim Bashës dhe me pas urdia e krimit të Elbasanit u turr me grushta ndaj pensionistëve e militantëve të PD. Policia nuk ndërhyri, por bënte sehir drurin që po kërciste nga njerëzit që shoqëronin kryeministrin, mbi palën demokrate. Më pas Basha dhe Rama akuzuan njëri-tjetrin për përplasjet e dhunshme.

Naldi Metaj

Elbasanit u kthye dje nga qendra e festimeve për Ditën e Verës, në qendrën e sherreve dhe përleshjeve politike. Edhe pse në media dhe nga ana e qeverisë u fol për dhunë nga ana e militantëve të PD-së, vetëm njëra palë ushtroi realisht dhunë dhe rrahjet dhe dhunimet kanë për autor përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Përplasjet nisën në orën 10:00, kur kryeministri Edi Rama me qindra roje të Gardës së Republikës dhe polici, kaloi afër zonës ku pritej të niste një takim i paralajmëruar më herët nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Për demokratët, prania e Edi Ramës në një takim të tyrin u cilësua provokim dhe nisën menjëherë thirrjet: “Rama ik”. Kryeministri Edi Rama bëri disa gjeste arrogante në drejtim të tyre dhe më pas i përshëndeti me dorë për ti acuar. Gjestet e Edi Ramës duket se janë marrë si sinjal sulmi nga ana e militantëve të PS-së. Menjëherë pasi Edi Rama u largua, një grup prej dhjetëra personash që ishin afër shoqëruesve të Edi Ramës u shkëput nga kryeministri dhe u drejtua për te militantët e PD-së. Ndërsa demokratët thërrisnin “Rama ik”, socialistët shpërthyen me sharje banale kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha. Pas sharjeve në kor kundër Lulzim Basha disa persona nga grupi i socialistëve nisën të qëllojnë me shkelma dhe grushte simpatizantët e Partisë Demokratike. Edhe pse kishte prani të madhe mediash, militantët e PS goditën disa pensionistë, si dhe sulmuan ashpër simpatizantët e PD. Ajo që bie në sy në dhjetëra videot e publikuar në rrjetet sociale dhe media është se policia nuk ka ndërhyrë ndaj militantëve të PS, të paktën në minutat e para. Edhe pse përplasja ishte e parashikuar dhe kishte vetëm një grup që ushtronte dhunë, policia dukej e pafuqishme për të ndalur 10 apo 15 militantë të PS. Siç rezolutoi më vonë nga denoncimi i Partisë Demokratike, 7 prej personave që ushtruan dhunë nga radhët e PS rezultojnë emra me precedentë të rrezikshëm penalë. Mes tyre, sipas denoncimit të PD, ndodhet një i akuzuar për trafikuan e kokainës në Xibrakë. Gjithashtu, emrat e tjerë janë të njohur për policinë si anëtarë të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Në listën e PS bie në sy se një prej personave që dhunon qytetarët është i njëjti që disa vite me parë rrahu dhe efektivët e policisë dhe nuk i lejonte forcat speciale të hynin në një biznes privat. Nga emrat që ka publikuar PD, rezulton se personat që ushtruan dhunë janë kontingjent krimi. Ajo që e bën dhe më serioze situatën është fakti se këta persona ishin shoqëruesit e Edi Ramës gjatë xhirove në Elbasan. Kryeministri ka qindra gardistë me vete, sipas ligjit. Ka policinë që e shoqëron me shumë forca në çdo qytet ku shkon dhe rezulton se është politikani më shumë i ruajtur dhe që lëviz me më shumë truproja. Kur një kryeministër ka gjithë shtetin me vete, çfarë duan emra të krimit dhe persona me precedentë penalë në krah të tij? Si mundet që njerëz të dënuar dhe të akuzuar për trafik droge, janë shoqëruesit e kryeministrit? Ngjarja e Elbasanit dhe pse u duk rastësi, rezulton të jetë një provokim i llogaritur. Kryeministri shkoi vet afër zonës ku zhvillohej mitingu i PD dhe me gjithë informacionet që ka policia, nuk mund të mos e dinte se Lulzim Basha ishte në Elbasan. Qëllimisht kryeministri zgjodhi të kalonte afër demokratëve për t’i provokuar. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama pritet në një qytet të Shqipërisë me protesta. Dy ditë më parë në mes të Tiranës, qytetarë të zakonshëm u grumbulluan dhe bërtitën “Rama ik”. Por në Elbasan u vu në zbatim një skemë e rrezikshme dhe e mirëllogaritur. Edi Rama nuk futi gardën për të shpërndarë protestën. Nuk përdori as policinë me gaz lotsjellës që të ndëshkonte ata që bërtisnin kundër tij. Dje, për herë të parë, pamë se veç policisë dhe gardës, Edi Rama ka me vete dhe një kontingjent krimi që e përdor si strukturë paramilitare. Për të mos u akuzuar se përdori policinë ndaj një takimi të PD, Edi Rama lëshoi me urdhër militantët e vet me rekorde kriminale për tu përplasur me simpatizantët e PD. Justifikimet se ishin demokratët ata që e nisën e sherrin janë vetëm sa për të mbuluar skandalin që ndodhi në Elbasan. Po, demokratët mund të kenë provokuar me thirrje “Rama ik”, por asnjë prej tyre nuk ushtroi dhunë dhe ishte Rama që shkoi te ata dhe jo anasjelltas. Dhuna u organizua nga PS në një formë kriminale duke ndërsyer një grup njerëzish me precedentë penalë kundër qytetarëve, që mund të ishin edhe rastësisht në rrugë dhe jo detyrimisht militantë të PD.

Si asnjëherë tjetër, dhuna po frymëzohet dhe po urdhërohet nga vet kryeministri. Elbasani tregoi me foto dhe emra se PS ka vendosur në zbatim një mekanizëm terrori, dhunë dhe presoni mbi opozitën.

Ngjarjet e dhunshme te FRD nga policia, pardje dhe dhuna e ushtruar nga shoqëruesit-militantë të kryeministrit dje në Elbasan tregojnë se pushteti do përdor bandat dhe krejt shtetin për të vjedhur votat, ndaj opozita të përgatitet për të gjitha variantet në datë 25 prill, pra edhe për tu përballur.

 

Gezim Rusi
Naldi Metaj
Eris Skilja
Marsel Rrokaj
Nino
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here