Franca dhe Italia i janë shtuar listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca ndaj popullatës për COVID-19. Sipas televizionit CNN, zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se do të pezullojnë vaksinat si një masë paraprake, pas raportove që vaksina ka shkaktuar mpiksje gjaku.
Këto janë dy vendet e fundit të BE-së që pezullojnë vaksinës, duke iu shtuar listës së Irlandës dhe Gjermanisë. Ndërsa rregullatori i ilaçeve në Britaninë e Madhe ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme që tregojë se dozat e vaksinës nuk janë të sigurta.
AstraZeneca thotë se ka përfunduar një rishikim për të ekzaminuar se sa e sigurt është vaksina e saj, bazuar në të dhënat që mbulojnë 17 milion njerëz që janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
”Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave në dispozicion të sigurisë së më shumë se 17 milion njerëzve të vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar me Covid-19, vaksina AstraZeneca nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozë të venave të thella ose trombocitopeni, në çdo grup moshe të përcaktuar, gjini, ose në ndonjë vend të veçantë”.
Shifrat sugjerojnë se deri më tani kanë qenë 15 raste të trombozës së venave të thella dhe 22 raste të embolisë pulmonare, drejtuesit theksojnë se kjo është e krahasueshme me normat që shihen midis vaksinave të tjera të licencuara. Raportet mujore të sigurisë po ndjekin shtrirjen e vaksinës dhe po bëhen të disponueshme në faqen e internetit të EMA.