Nga Lefter Maliqi
Të dashur miq!
10 ditë takime intensive në qarkun e Beratit, aty ku si në të gjithë Shqipërinë, etja për ndryshim është e përmasave jetike.
Rikthimi im në LSI e ka zanafillën që në vitin 2005, si themelues i kësaj force në ditët më të vështira për vendin, ku së bashku me liderin Ilir Meta thyem tabutë me shpresë e besim në qarkun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë, për të ofruar alternativën e shqiptarëve.
Kujtoj me mirënjohje dhe me shtim përgjegjësie kur u votova nga 4300 qytetarë vetëm në një zonë elektorale të këtij qarku dhe në vitin 2007 fitova thellë mundësinë për drejtimin e Komunës më të madhe të këtij qarku, Otllak.
Investimet e mia me mbështetjen e qeverisë Berisha në atë kohë, janë sot pas kaq shumë vitesh, akoma dëshmi e fortë që i jep besimin e madh qytetarëve të qarkut të Beratit të më votojnë sërish pa u menduar dy herë.
Rikthimi im në LSI në krah të strukturave të kësaj force dhe nën drejtimin e kryetares Monika Kryemadhi, e bën ekipin e LSI-së absolutisht fituesin e këtyre zgjedhjeve, jo vetëm në këtë qark.
Prandaj kam ndërgjegjen e pastër e vullnetin e fortë për të kontribuar me sinqeritet e dëshirë për të ardhmen e shqiptarëve, dhe për t’ju kërkuar të votoni numrin 7 dhe siglën LSI.
25 Prilli, dita historike e fitores së Demokracisë, opozitës së bashkuar dhe të ardhmes Europiane!