Shpërfytyrimi i Tiranës nuk përfshin vetëm këto vite të fundit, por u bënë 20 vite që mbi kryeqytetin shqiptar rëndohet dora duke degraduar çdo faktor historik e kulturor të trashëguar. Mbi këtë fakt, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit prej tre vitesh reziston nisur nga kauza e Teatrit, tashmë të shembur në mënyre barbare, nga pushteti në fuqi, por duke ndërgjegjësuar mbi vlerat historike të objekteve që janë monument kulture por që shteti vetë ka hequr dorë duke i rralluar një dhe nga një, si vilat historike ashtu dhe zonat me vlerë arkitektonike
Shpërfytyrimi i Tiranës nuk përfshin vetëm këto vite të fundit, por u bënë 20 vite që mbi kryeqytetin shqiptar rëndohet dora duke degraduar çdo faktor historik e kulturor të trashëguar.
Mbi këtë fakt, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit prej tre vitesh reziston nisur nga kauza e Teatrit, tashmë të shembur në mënyre barbare, nga pushteti në fuqi, por duke ndërgjegjësuar mbi vlerat historike të objekteve që janë monument culture por që shteti vetë ka hequr dorë duke i rralluar një dhe nga një, si vilat historike ashtu dhe zonat me vlerë arkitektonike. Mbi këtë fakt ndërton kujtesën edhe arkitekti, aktivisti i Aleancës, Astrit Seranaj në një deklaratë mbi këtë histori të shpërfytyruar të kryeqytetit duke na kujtuar vendimet antiligjore të pushtetit vendor, dhe atij qëndror, nisur prej kryeministrit shqiptar që ka shmangur përgjegjësitë ligjore me vendimet e veta për dhënien e lejeve të kullave në qendrën historike të Tiranës.
Ja deklarata e arkitektit: “Megjithëse Rama është kujdesur për shmangien e përgjegjësive ligjore në vendimet e shumta , në dhënien e lejeve të ndërtimit të kullave në Qendrën Historike të Tiranës nuk ka mundur dot.
Vendimet ligjore: 1-Si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit miraton lejen e ndërtimit për objektin; Godinë polifunksionale 4, 5, 11, dhe 21 kate ,me tre kate nëntokë; “BOOK BUILDING” me vendimin nr; 10.Datë 2/2/2017. ( bëhet fjalë për ndërtimet tek Sahati.Foto nr ; 1).Në shkelje të plotë me ligjin sepse leja është dhënë brenda zonës Historike sipas VKM në fuqi me nr; 180 miratuar në vitin 2000.
2-Me një kërkesë nga ministria e Kulturës drejtuar po Këshillit Kombëtar të Territorit, dy muaj më vonë, më 12 prill 2107 miratohet VKM nr; 325. për reduktimin e zonës Historike me qëllim ndërtimin e kullave aty dhe kudo tjetër.
Për çudi, nisur nga nxitimi, injoranca apo budallalliku, zona e Sahatit mbi të cilën është dhënë leja është përsëri brenda kufijëve të zonës Historike.( foto nr; 2).
3.Duke menduar se reduktimi i zonës është kryer, Rama është kujdesur për rregullimin e shkeljes ligjore të lejes së dhënë me vendimin nr; 10 më datën 2/2/2017 dhe nxjerr dhe njëherë po të njëjtën leje, me vendim me të njëtin nr; 10, në po të njëjtën datë, por një vit më vonë më datën 2/2/2018. Çfarë komedie.(shih foton nr; 3).
4.Më vonë kanë vënë re që duhet ndryshuar përsëri kufiri i zonës historike mbi të cilin është dhënë leja. Në 3 tetor 2018 Këshilli Kombëtar i Territorit mblidhet dhe miraton VKM nr; 582 duke lënë jashtë zonës Historike zonën e Sahatit ( shih foton nr; 4).
Komedia me titull “Rrumpallhania RAMA”.
Të gjitha këto vendime, të lejeve dhe VKM -ve, mbajnë firmën e Ramës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit shkurt (KKT).
SPAK i ka gati faktet, mjafton dëshira për të kryer detyrën dhe përmbushur qëllimin pse është krijuar. Do të mjaftonin hetimet në marrjen e këtyre vendimeve dhe dhënieve të këtyre lejeve, për të kryqëzuar të ÇARTURIN Rama dhe zbuluar lidhjet mafioze të tij.” Duke ia ngarkuar gjithë përgjegjësinë atyre që kanë pushtetin sot, Aleanca vazhdimisht ashtu siç edhe ka vepruar ka qenë në kërkim të përgjegjësive penale për vendimet e qeverisë dhe bashkisë. Për këtë ata kanë bërë shtatë kallazime penale në SPAK, dhe kanë kujtuar gjithmonë se ku qëndrojnë shkeljet nga dy pushtetet në raport me hyrjen në zonën e historike, si u hoqën nga harta dhe u lanë vend pak nga pak ndërtimit të kullave.
Qendra e Tiranës
Reflektim mbi fillesat dhe ndryshimet e para
Si shumë qytete edhe Tirana mbart brenda vetes bashkë ekzistencën e spontanitetit njerëzor dhe “hyjnores” të shprehur në copëza të qytetit apo të vendit ideal ku ai ndërtohet. Këtë të fundit, në Tiranë mund ta gjejmë në forma dhe shkallë të ndryshme, që nga konceptimi i banesave dhe oborreve që përfaqësojnë një lloj Edeni në raport me ambientin e jashtëm, e deri tek pozicionimi i Tiranës në Fushën e Tiranës: kërthiza e një pellgu që rrethohet nga male e kodra, vend “i shenjtë” për të filluar ngulimi i qytetit. Në këtë vend mbajtës gjeografik, në shekullin XVII, u krijua bërthama e parë në ndërthurjen e trajektoreve ndër rajonale (Durrës –Dibër dhe Elbasan, Malësi e Tiranës – Krujë, Shkodër) në afërsi me përroin e Lanës (fig. 2). Qyteti filloi të rritej në mënyrë organike përreth bërthamës koncentrike që u formua si rezultat i bashkimit të disa bërthamave më të vogla. Përpjekjet e para të projekteve për të dalë jashtë kësaj bërthame i ngjasojnë utopive urbane, po të krahasohen me situatën e Tiranës së asaj kohe. Kështu, për herë të parë forma organike e Tiranës u “shqetësua” nga projektet që u hartuan midis viteve 20-të dhe 30-të të shekullit të kaluar. (Dhamo, Thomai, Aliaj, 2012 Tirana – Qyteti I Munguar)
“Nuk ka të dytë në botë. Shpreh gjenialitetin e Bosio-s dhe duhet shpëtuar nga modernizmat”, do të shpreheshe Claudio D’Amato në një intervistë për një gazetën lokale shqiptare, ditët e debatit publik për Teatrin Kombëtar. Pas kërkimeve dhe studimeve mbi arkitetekturën moderne italiane në kryeqytetin shqiptar, në mesin e viteve dymijë, ai do ta cilësonte aksin urban të Tiranës, bulevardin e projektuar nga Gerardio Bossio “unikal”, si pjesë që duhet t’i bashkangjitet trashëgimisë botërore, duke hedhur idenë e përfshirjes së tij në listën e UNESCO-s.
Tirana, qyteti i krijuar nga njerëzit, mes peizazhit kodrinor dhe siluetës së malit të Dajtit, i dha dorë specialistëve italianë të bënin ato projekte madhështore që i kanë dhënë Tiranës, fytyrën e një qyteti europian, që në fillimet e shekullit të kaluar. Me stile të përzier, nga ato eklektike, klasike, neoklasike, baroke por duke i përzier edhe me elementë tradicionalë kombëtarë, u trajtuan dhe u konceptuan nga Bosio dhe arkitektë paraardhës të tij, por veçanërisht nga Bosio, të gjitha projektet dhe ndërtimet e Planit Rregullues të Tiranës së asaj kohe.Aksi i Bulevardit do të shihte shumë variante deri sa të arrinte deri tek ai plan i cili u realizua dhe është trashëguar deri më sot. Qendra e kryeqytetit, u konceptua në formën e një sheshi qendror të rrethuar nga tetë godina, me lartësi 2kate. Sheshi qendror, që mori emrin ‘Sheshi Skënderbej’ në formën e vet origjine, bashkë me grupin e godinave të Ministrive, do të punohej nga një arkitekt tjetër italian. Dokumentat e arkivit tregojnë se në atë shesh kanë lënë gjurmë arkitektët: Armando Brasini, Florestano Di Fausto, Giulio Berté, Vittorio Ballio Morpurgo etj.