Vaksina e rrezikshme dhe zgjedhjet/ Dallimi mes Shqipërisë dhe Holandës…

0
197

Holanda u bë shteti më i fundit në Europë, që i bashkohet listës së gjatë të vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca.

Vendimi vjen pas shqetësimeve se vaksina shkakton mpiksje fatale të gjakut. Në disa raste, vaksina shkakton edhe hemorragji.

Megjithatë, vendimi në Holandë ka lidhje edhe me situatën politike. Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe qeveria nuk kërkon që të marrë përsipër koston e një vaksine me efekte anësore fatale.

Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur disa doza të kësaj vaksine dhe ka nisur vaksinimi i mësuesve. Autoritetet shëndetësore nuk kanë thënë asgjë për shqetësimet globale për vaksinën, por ka folur krye-eksperti mjekësor, Edi Rama, që ka dhënë garanci personale për vaksinën.

Ai ka për qëllim të përdorë vaksinën për zgjedhje, qoftë edhe me kosto njerëzore. Ndryshe nga Holanda, ai është gati që të ecë përpara me çdo kusht, madje ka lënë të hapur shtegun për të sjellë në Shqipëri edhe vaksina lindore.

Mënyra se si qeveritë e ndryshme kanë reaguar ndaj pandemisë ka vendosur edhe fatin e tyre në zgjedhje.

Në Gjermani, CDU e kancelares Angela Merkel ka pësuar goditje në zgjedhje në dy lande, pasi publiku ka humbur besimin te mënyra se si është reaguar për pandeminë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here