Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë sot të pezullojë menjëherë përdorimin e vaksinës AstraZeneka në Shqipëri, derisa të sqarohet përfundimisht origjina e vdekjeve të konstatuara në disa shtete pas injektimit të saj.
Berisha është mbështetur në dy zhvillime të orëve të fundit lidhur me kontrollet që po zhvillohen për këtë vaksinë: faktit se se edhe Suedia vetë, shteti prej nga Shqipëria e merr vaksinën, e ka pezulluar përdorimin e saj dhe titullit që mbizotëron në gazetën “Financial Times”.
Berisha shkruan:
“Pezullohet përdorimi në Europë i vaksinës Astra Zeneca! “Financial Times”, gazeta më e madhe e Europës hapet sot me titullin më kryesor: “ Vaksinimi me Astra Zeneca pezullohet në Europë për shkak të frikës së mpiksjes së gjakut.”
Suedia, vendi nga kemi marrë vaksinen Astra Zeneca, pezullon përdorimin e saj. Kurse Xhahili i Surrelit vazhdon injektimin elektoral të kësaj vaksine.
Megjithëse deri sot nuk ka asnjë provë për lidhjen shkak-pasojë midis vaksinës Astra Zeneca dhe vdekjeve të konstatuara nga mpiksja e gjakut pas injektimit të saj, përsëri përdorimi i kësaj vaksine sipas “Financial Times” tashmë është pezulluar në Europë.
Edvin Xhahili, dy ditë më parë u bë garant para shqiptarëve sepse kontigjenti ynë vjen nga Suedia dhe se qeveria suedeze nuk do të lejonte një vaksinë me pasoja për njerëzit.
Mirëpo sot qeveria e Mbretërisë së Suedisë ka urdhëruar pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca në territorin e saj. Në këtë kontekst kërkoj pezullimin e menjëhershëm të përdorimit të kësaj vaksine deri sa të sqarohet përfundimisht origjina e vdekjeve të konstatuara pas injektimit të saj.”
Ish-Kryeministri e ka shoqëruar shënimin me artikujt në fjalë: