Kryeministri, Edi Rama ka vazhduar mëngjesin e kësaj të marte fushatën duke u përqendruar këtë herë tek arsimi.
Ashtu siç ka bërë deri më tani, kryeministri që ka drejtuar vendin për 8 vite nuk ka gjetur kurajë që të bëjë një bilanc të punëve në sektorin e arsimit, por ka vazhduar që të akuzojë e sulmojë opozitën dhe kandidatët e saj me fjalor diskriminues.
Pasi ka prezantuar disa prej kandidatëve të tij, këtë herë radhën nga opozita e kishin tre kandidatë për deputetë të njohur të PD-së, profesorët Mark Marku e Agron Gjekmarkaj, si dhe Albana Vokshi.
Rama prej disa ditësh është shfaqur i nervozuar sidomos me kandidimin e figurave të njohura për mbarë opinionin si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj e Mark Marku, ndaj edhe po i sulmuar me fjalor ofendues.
“Sot mitingjet e kryeministrit në oborret e shkollave, ku fëmijët dëgjonin të sharat për opozitën duken si pjellë e një fantazie të shthurur, por kur drejtonin këta që duan të rikthehen në drejtim për ta vënë në arsimin në hyqmin e Markut, të Gjekmarkut ishte realiteti i hidhur i marrëdhënies së pushtetit me shkollat.
Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore.
Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”, deklaroi Rama.