Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Agron Shehaj u shpreh se votuesit e opozitës nuk duhet të tremben dhe shtoi se është i sigurt që ata do të ndëshkojnë masivisht Ramën.
Shehaj: Ne do të mbrojmë votën me çdo kusht, edhe pse ata që vodhën vota dhe dolën në dosje i shpëtuar drejtësisë, sepse u mbrojtën nga Edi Rama. Ama ata e dinë se pas 25 prillit nuk do të kenë më Edi Ramën që do t’i mbrojë.
Votuesit e opozitës nuk duhet të tremben dhe jam i sigurt që ata do të ndëshkojnë masivisht Ramën. Nuk mjafton intimidimi për këtë gjë. Gjithë ata që kanë tentuar të fusin duart në kutitë e votimit do të ndëshkohen. Ne jemi të bindur që në datë 25 prill do të fitojmë zgjedhjet.