Sondazhi: Rama nuk del deputet as në Vlorë as në Durrës

0
132

Kompania që nxori me saktësi rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë ka realizuar një sondazh edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Organizata e sondazhit të realizuar në Kosovë, ku për zgjedhjet e 14 shkurtit nxori rezultatin 100% të saktë, ka arritur në konkluzionin se në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Është pikërisht kompania shqiptaro-izraelite “GeoCartography”, që nxjerr si parti të parë PS, me rreth 2% më shumë se Partinë Demokratike. Megjithatë, del se koalicioni opozitar i Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do të marrin 71-74 mandate në Kuvend, duke siguruar kështu shumicën.

Por më interesantja është se sipas këtyre të dhënave, peshat e rënda të PS që rrezikojnë personalisht të mos dalin deputetë janë shumë.

E mbi të gjitha, kryeministri dhe lideri i tyre, Edi Rama.

Sondazhi zbulon se ai nuk del deputet as në Vlorë, as në Durrës.

Rama e ka pozicionuar veten të 8-tin në Vlorë, duke projektuar kështu rezultatin sipas tij, që do të thotë se partia që ai përfaqëson merr më së paku 8 vende në këtë qark. Mirëpo, “GeoCartography”, del në konkluzionin se PS merr në Vlorë vetëm 7 deputetë.

Po ashtu, në Durrës, ku sërish Rama e ka vënë emrin e tij të 8-tin, PS do të marrë vetëm 6 deputetë.

Sigurisht, duke qënë kryetar partia, Rama pret që të marrë votë nominale që ta bëjë të kalojë herësin dhe të zhvendoset nga fillimi.

Po ashtu, çdo deputet tjetër që është në zonë të sigurtë, do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen për t’i liruar vendin kryetarit.

Këto janë zgjidhje praktike. Por këtu po flasim se si sondazhi rrëzon ambicien dhe projeksionin që ka vetë Rama në këto dy qarqe./ Mapo/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here