Benet Beci, drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare duket se po bën qokat e fundit para se të marrë mandatin e deputetit.
Përmes një tenderi me procedurë të hapur KESH ka prokuruar furnizim instalim ekskavator special dhe greifer hidraulik.
Vlera limit, sipas dokumenteve zyrtare është rreth 1 milion e 450 mijë dollarë.
Por i rendituri i treti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër ka shpallur fituesin pa garë.
Sipas agjencisë së prokurimeve publike ofertës i janë përgjigjur 4 subjekte.
Tre prej tyre janë skualifikuar për shkak të kritereve ose kapaciteteve teknike.
Madje rezulton se dy prej tyre kanë paraqitur ofertë më të ulët se kompania e mbetur në garë e cila pas skualifikimit të konkurrentëve ka mbetur e vetme dhe si pasojë dhe fituese.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Vetëm në buletinin e kësaj të marte janë të paktën dhe dy procedura të tjera pa garë.
Tashmë duhet të jetë Kontrolli i Lartë i Shtetit por edhe SPAK që duhet të verifikojnë dhe hetojnë këto prokurime.
Në fakt mungesa e transparencës në prokurime është ngritur si shqetësim dhe nga investitorët e huaj