Çfarë i shkakton aknet e reja dhe si mund t’i mbani nën kontroll

0
209

Maskne është termi I ri për aknet që krjohen nga përdorimi i maskave të fytyrës. Nuk ka rëndësi nëse jeni një person që keni akne apo keni një lëkurë perfekte, masknet do ju shfaqen për sa kohë do ju duhet të mbani çdo ditë maska për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

 

Megjithatë mos u shqetësoni, sepse ka mënyra që do ju ndihmojnë t’i mbani masknet nën kontroll.

Së pari, duhet të tregoni kujdes me materialin e maskës. Dermatologët sugjerojnë që të jetë 100% pambuk, sepse lejon lëkurën të marrë frrymë. Gjithashtu ata shprehen se për maskën duhet të kujdeseni njësoj si për të brendshmet dhe t’i lani shpesh.

Së dyti, në momentin që fillojnë të dalin aknet duhet të konsultoheni me një mjek, që duhet t’ju jap produkte për trajtimin e tyre, sidomos nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Së treti, kur mbani maskë përpiquni të mos përdorni shumë produkte kozmetike, mjaftohuni me një krem hidratues dhe një krem për t’u mbrojtur nga dielli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here