Detaje të reja/ Nxirret pas 2 orësh nga makina e shkatërruar trupi i pajetë i shoferit

0
148
Është nxjerrë pas dy orësh, trupi i pajetë i drejtuesit të mjetit Benz që u përplas këtë mbrëmje në fshatin Dajç me një pjesën e prapme të një kamioni, duke u shkatërruar plotësisht. 

Lezhë/Informacion paraprak   

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

 

Aksident i rëndë/ Makina përfundon e palosur poshtë karrocerisë së kamionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here