Flamur Hoxha me tregtarët: Me PD klima e biznesit do të ndryshojë, falë taksës së sheshtë

0
171

Drejtuesi politik i  PD i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha teksa u takua me tregtarët, dëgjoi shqetësimet e Adelajdës, e cila së bashku me të motrën vazhdojnë studimet e larta. Ato rrëfyen se shpenzimet nga dyqani i tyre familjar nuk janë të mjaftueshme, ndaj ndihmë kanë të ardhurat të cilat sigurohen nga babai në emigracion.

‘Nëna është e papunë pasi prej 6 muajsh PS e largoi nga puna si edukatore’, tha Adelajda.

Flamur Hoxha e siguroi se programi i Partisë Demokratike i kushton vëmendje të veçantë studentëve në familje me të ardhura nën 650 mijë lek në muaj.

Ai u takua edhe me banorë të cilët prej vitesh ushqehen me borxhe dhe lista në dyqane.

Një tregtare e vogël në Kukës, tregon se biznesi i saj ndodhet në vështirësi dhe nën presionin e taksave, teksa e kundërta ndodh me biznese të cilat kanë mbështetjen e pushtetit dhe sipas saj punojnë pa liçensë.

Flamur Hoxha i siguroi ata se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike klima e biznesit në Kukës dhe mbarë vendin do të ndryshojë, falë taksës së sheshtë.

‘Shqipëria do të fitojë dhe ekonomia do të fitojë’, tha Flamur Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here