Nuk ka qetësi në Paris, aty ku protestuesit u mblodhën sërish, ndërsa Senati francez po debaton për projekt-ligjin e diskutueshëm që synon masa të tjera për mbrojtjen e policisë nga filmimet gjatë protestave. Projektligji i diskutueshëm synon të mbrojë identitetin e oficerëve të policisë. Qeveria Macron ka afirmuar mbështetjen e saj për legjislacionin e ri.
Njerëzit mbanin flakadanë të ndezur dhe pankarta që thoshin Kamerat tona janë kundër shkopinjve tuaj. Protestuesit hodhën parulla kundër policisë dhe kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin.
Vetë ministri përsëriti argumentat se projektligji kishte për qëllim mbrojtjen e oficerëve gjatë operacioneve policore. “Oficeri i policisë nuk është kurrë armik,” tha ministri, duke shtuar se legjislacioni do të forconte “besimin që kombi ka në forcën e tij policore”.
Projektligji Global i Sigurisë, i prezantuar vitin e kaluar nga partia në pushtet e Presidentit Macron, synon që të ndalojë shfaqjen në kamera të fytyrave të oficerëve të policisë në detyrë “me qëllim të dëmtimit të integritetit të tyre fizik ose psikologjik”.