Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër infermiereje. Bëhet fjalë për 59-vjeçaren Nurie Baca.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit.
“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja, znj.Nurie Bace, 59 vjeç, e prekur nga Covid-19.
Dashuria për profesionin, shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në çdo çast të punës së saj me pacientët
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.