Gazetari Arjan Çani, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku po diskutohej për fushatën elektorale dhe përfshirjen e bandave. Çani ka deklaruar se banda më e madhe në Shqipëri, është policia e shtetit.
“E dini ju që banda më e madhe, është policia e shtetit? Kryeministri ka patur strategji, përvecse të godiste drejtësinë dhe ta kapë, sic e kapi, e inspiruar nga Erdogan. Që në 2013, ka qenë ideja se duhet modernizuar dhe dhjetëfishuar buxheti për policinë, që policia të jetë armë në duart tona, të trembë njerëzit. Unë nuk po akuzoj çdo polic, sepse ka policë që bëjnë detyrën por po flasim për ata që kanë gjëra në dorë. Këtu duhet të jetë fokusi”, deklaroi Çani.