“Dhi nga malet e Shqipërisë” Akrobatja performoi me flamurin shqiptar, serbët shpërthejnë në ofendime

0
166
Akrobatja e njohur shqiptare, Fiona Rushiti, ka marrë pafund fyerje dhe kërcënime nga serbët ne performancen e saj me veshjen ku kombinonte flamurin shqiptar dhe ai kosovar.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” ku dha më shumë detaje rreth performacës së saj dhe komenteve të shumta që kishte marrë nga serbët.

“Performanca është bërë në Prishtinë, është liqen dhe për çudi atë ditë nisi bora me dënesë. Edhe vinçi ka dalë me vështirësi. E mendova që të mos shkoja, pasi kisha shumë, shumë të ftohë. E duke qenë se e kisha planifikuar për Pavarësinë e Kosovës, isha e vendosur më pas që ta realizoja performancën. Kisha duart e ftohta dhe e kisha të vështirë të rrija. Kemi bërë 5 orë xhirime. Ishte minus 8 gradë, thashë se do më linte zemra”, tregon fillimisht ajo.

Ajo tregoi se pse kishte zgjedhur pikërisht këtë veshje me dy simbolet e dy flamujve.

“Ne jemi një komb, flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi një gjak, pavarësisht se jemi dy shtete. Janë dy ngjyrat dhe simbolet e dy flamujve”.

E pyetur në studio përsa i përket komenteve që ka marrë nga serbët, Fiona tregoi se ka marrë një “lumë” ofendimesh nga ata.

“Kërcënime? Tani nuk e di se çfarë kanë shkruar ata në gjuhën e tyre se u lodha duke i përkthyer në  “googletranslate”, por gjumin e kam bërë të qetë. Nuk doja të merresha fare me komentet. U mërzita duke i përkthyer sharjet.

Një ndër komentet ishte: “Çfarë do ti në Serbi?” të sëmurë, nuk dua që t’u kushtoj rëndësi fare.

“Dhi nga malet e Shqipërisë”, ishte një koment që më bëri të qeshur, e pjesa tjetër ishin fyerje të rënda. Më pas nisën edhe shqiptarët që të komentonin, e nisa t’i fshija, pasi nuk doja të kishte një debat”, tregoi ndër të tjera akrobatja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here