Qytetarja rrëqeth me fjalët: Kemi qënë 3 veta me Covid në shtëpi, pa lekë s’të kap njeri me dorë është katastrofë…

0
105

Rradhë të gjata dhe pa respektuar masat anti-Covid, këto janë pamjet që vijnë nga Dispançeria në kryeqytet. Një qytetare e cila kishte një orë që priste në këtë institucion,  u shpreh për ‘ ‘FaxNews’ se edhe pse priti aq gjatë, ajo nuk arriti të përfundonte punën për të cilën kishte ardhur.

Ajo u shpreh për ‘ ‘FaxNews’ se kishte shkuar këtë të enjte të ambientet e dispanserisë për të marrë një raport që kishte kaluar Covid-19 në mënyrë që ta conte në punë dhe të përfitonte kompensimin, gjë të cilën nuk arriti ta siguronte.

Gruaja tregoi se kishin qënë 3 persona në familje që kishin kaluar koronavirusin dhe kjo gjë kishte rënduar edhe më tej gjendjen ekonomike të familjes së saj. Ajo tregoi për ‘FaxNews’ sorrollatjen që i kishin bërë institucionet shëndetësore në Tiranë, ndërsa denoncoi se askush nga mjekët nuk të prekte pa i dhënë para.

Qytetarja i bëri thirrje qeverisë, presidentit dhe kryetarit të opozitës që të kthejnë sytë nga shëndetësia dhe të mos shikojnë mitingjet, pasi ky sektor është në një gjendje të vështirë.

Fjala e qytetares:

“Kam një orë që pres. Unë kam ardhur për një raport mjekësorë sepse kam kaluar Covid-in edhe mundohem të nxjerrë raportin, por s’besoj.

Është një katastrofë e madhe. I bëjmë thirrje qeverisë, Edi Ramës të shikojë shëndetësinë, se s’po e komandon Edi Rama shëndetësinë, por shëndetësia Edi Ramën. Kemi marrë fund! Populli i shkretë është në gjendje mjerimi. I kam marrë borxh që i kam bërë të gjitha këto.

Edhe sot unë nuk marr dot një raport që ta coj te puna dhe të kompensohem. Ilace të shtrenjta, mjekime, nuk të prek njeri me dorë. Kam qënë me kriza jashtë mase, më ka çuar doktori i familjes te 9-kaçet për të ekon e zemrës dhe atje në orën 11 ishin fikur aparatet, nuk na e kanë bërë. Shëndetësia është kthyer në privat, duan lekë.

Pa lekë nuk të kap njeri me dorë, harroje. I bëjmë thirrje Edi Ramës mos të shikojë mitingjet, bashkë me Ilir Metën, bashk me Lul Bashën, por të shikojë njerëzit se janë katandisur si mos më keq. Ne jemi me rroga, nuk jemi miliardera. Shko bëj një analizë, bëj te privati, një herë në dy ditë kemi bërë analiza te privati. Ku ti gjejmë ne këto lekë? Me 300 milekë rrogë jemi.

Kam qënë 3 veta me Covid në shtëpi, bëj llogarinë sa më ka shkuar. Qimet e kokën më janë numëruar edhe vijmë nuk marrim asnjë lloj përgjigje, asnjë raport për kompensim. Prandaj të shikojë shëndetësinë se ka marrë fund. E kanë kthyer nga shtetërore në privat. Doktorët, infermierët nuk të shikojnë me sy, as tek ajo sipër, as te 9-kaçet, as me një vend.

Mos të kishim doktorët familjarë në ambulancë, ne do kishim vdekur. Jo unë, port ë gjithë. Vetëm ata na janë përgjigjur, se këta këtej vetëm të mbushin xhepin me lekë. “

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here