Rritja e rasteve dhe ezaurimi i spitaleve, mbyllet për …

0
160

Kryeministri Jean Castex bëri të ditur se Parisi dhe mbi 12 zona të tjera franceze do të futen në një karantinë të plotë për një muaj për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus dhe ezaurimit të kapaciteteve në disa spitale. 

 

Gjashtëmbëdhjetë zona në vend të njohura si departamente do të kalojnë në bllokim nga e premtja mes një vale të tretë të infektimeve. Shumica e rajoneve që do të mbyllen janë në Paris dhe në veri të vendit. Po ashtu udhëtimet nga ato rajone do të ndalohen.

Shkollat ​​do të mbeten të hapura, por ato të mesmet do të kufizohen në gjysmën e kapacitetit. Dyqanet që nuk janë jetësore do të duhet të mbyllen ndërsa libraritë do të lejohen të qëndrojnë të hapura në rajonet që janë nën bllokim.

Gjatë izolimit, qytetarët do të kenë mundësi që të ecin dhe të luajnë sporte pa ndonjë kufizim kohor, por do të duhet të kenë një formë justifikimi dhe të qëndrojnë brenda 10 kilometrave nga shtëpitë e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here