Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Tepelenë. Kryedemokrati është pritur me brohoritje dhe flamuj të PD nga mbështetësit, duke mos shmangur kështu grumbullimet.
Gjithashtu nuk kanë munguar as thirrjet Rama ik.
“Faleminderit për mikpritjen, do të vazhdojmë me Gjirokastrën”, u është drejtuar Basha mbështetësve.
Në të njëjtën mënyrë kreu i demokratëve është pritur edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa është kritikuar edhe nga kryeministri Edi Rama për shkak të grumbullimeve që krijohen